Kuvendi i Kosovës brenda pak ditësh pritet të vendosë për marrjen ose jo të mandatit të deputetit Etem Arifi. Lidhur me këtë çështje, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka kërkuar opinion nga Komisioni për Legjislacion dhe Mandate.
E për shqyrtimin e kërkesës së Osmanit, këto ditë pritet të mblidhen anëtarët e Komisionit parlamentar. Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se deputeti i Partisë së Ashkalinjve për Integrim nuk mund të jetë më pjesë e legjislativit.
Se deputetit duhet t’i hiqet mandati e thotë edhe juristi Kushtrim Palushi. Sipas tij, pas vendimit të Gjykatës së Apelit në fund të muajit gusht të vitit të kaluar, i njëjti as nuk është dashur të certifikohet nga KQZ-ja.
Por, monitoruesit e punës së Kuvendit të Kosovës kanë tjetër shpjegim për këtë.
Gjykata Themelore në prill të 2018-s e ka dënuar me dy vjet burgim me kusht deputetin Etem Arifi, pasi ishte shpallur fajtor për mashtrim me subvencione.
Dënim, Arifit i është konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit më 20 gusht të vitit të kaluar, ndonëse dënimi i ishte ulur në një vit e tre muaj.