Mandzukic i rilindur pas transferimit të Ronaldos

Prishtinë | 25 Dhj 2018 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Mario Mandzukic është njëri ndër lojtarët me paraqitjet më të mira në këtë sezon në Serie A.

Sulmuesi kroat nuk ndalet me ndeshjet brilante në fanellën e Juventusit, për të cilin këtë sezon luan si kurrë më parë në karrierë.

Në 19 ndeshje (gjithsej 1,493 minuta), lojtari shënoi nëntë gola dhe bëri tri asistime. Megjithatë, përveç të dhënave thjesht statistikore, është e qartë se futbollisti ka bashkëpunim të mirë me bashkëlojtarët.

“Unë pajtohem me të gjithë lojtarët, ata janë të gjithë djem të shkëlqyer dhe futbollistë të mëdhenj. Atmosfera është e mrekullueshme, edhe pse jo kështu, nuk do të kishte arritur rezultate të tilla”.

Ai më tutje pohoi se nuk ka probleme rreth bashkëpunimit me sulmuesin portugez, Cristiano Ronaldon.

“Kur Ronaldo nënshkroi për Juventusin, e dija se do të pajtoheshim shumë sepse kemi luajtur shumë ndeshje kundër njëri-tjetrit dhe ne respektohemi mes veti. Ai është një lojtar dhe punëtor i madh”, tha ai.

Ndryshe, Juventus është lider në renditjen tabelore të ligës elitare italiane me 49 pikë, tetë më tepër se vendi i dytë, Napoli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme