Mangin: Dialogu është çështje e dy vendeve, jo vetëm e presidentëve

Prishtinë | 10 Nën 2018 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

Franca e përkrah dialogun e Brukselit, por nuk ka një qëndrim se cili duhet të jetë rezultati i tij. Megjithatë, marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë e mbështetur në vlerat evropiane të multietnicitetit dhe multikulturalizmit, si dhe të jetë në përkrahje të stabilitetit rajonal, jo në dëm të tij.

Kështu thotë drejtoresha për Evropën Kontinentale në Ministrinë e Jashtme të Francës, Florence Mangin, në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë këtë javë.

Në intervistë Mangin foli edhe për transformimin e FSK-së në forcë të armatosur, si dhe për problemet me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke thënë se vendimi për heqjen e vizave për kosovarët mund të merret vetëm pasi të përmbushen edhe disa elemente nga kushtet e vendosura në fushën e sundimit të ligjit, e të cilat Kosova nuk i ka plotësuar tërësisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme