Mantelbardhët britanikë përfshihen në testimet për efektin e hidroksiklorikinës

Prishtinë | 22 Maj 2020 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Punëtorët e përkujdesjes shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar do të fillojnë të përfshihen në testimin ndërkombëtar të Universitetit të Oksfordit për dy ilaçe antimalarie, me qëllim që të kuptohet nëse këto barëra – njërën prej të cilave presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se është duke e marrë – mund ta parandalojnë sëmundjen COVID-19.

Studimi i “COPCOV”, i cili ka filluar të enjten, do të përfshijë më shumë se 40.000 punonjës të përkujdesjes shëndetësore nga Evropa, Afrika, Azia dhe Amerika Latine, të cilët do të angazhohen për të përcaktuar nëse klorokina dhe hidroksiklorokina janë efektive në parandalimin e pandemisë COVID-19.

Interesimi për këto ilaçe është rritur qysh se Trumpi ka thënë në fillim të kësaj jave se është duke e marrë hidroksiklorokinën, si ilaç parandalues ​​kundër virusit, përkundër të gjitha paralajmërimeve mjekësore lidhur me përdorimin e tij.

Testimi, i udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit me mbështetjen e Njësisë së Kërkimit të Mjekësisë Tropikale Mahidol Oxford (MORU) në Bangkok, do të jetë i hapur për pjesëmarrësit britanikë në spitalet në Brighton dhe Oksford, ndërsa të përfshijë personat, të cilët kanë qenë në kontakt të ngushtë me pacientë të konfirmuar apo të dyshuar se janë prekur nga COVID-19.

“Me të vërtetë nuk e dimë nëse klorokina apo hidroksiklorikina janë efektive ose të dëmshme kundër COVID-19”, ka thënë profesori i Universitetit të Oksfordit, Nicholas White, njëri prej hulumtuesve kryesorë të studimit që po zhvillohet nga MORU. “Mënyra më e mirë për të vërtetuar nëse janë efektive në parandalimin e COVID-19 është që të zgjerohet gama e testeve klinike”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme