Mantelbardhët protestojnë para Qeverisë më 17 maj

Prishtinë | 04 Maj 2017 | 16:10 | Nga

Punëtorët shëndetësor të Kosovës do të protestojë më 17 Maj duke filluar nga ora 11:00 para Qeverisë së Kosovës.

Ky vendim siç bëhet e ditur në një njoftim është marrë pas mbledhjes së sotme të jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues të Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës.

Qëllimi i kësaj proteste është shfuqizimi në tërësi i ligjit mbi paga dhe rritja e pagave prej 15%, ligj ky i cili sipas federatës është diskrimunes për punëtorët shëndetësorë.

Kjo sindikatë njëherit ka uruar që të përmbushet premtimi i kryeministrit Isa Mustafa për rritjen e pagave të shërbyesve civil.

“Duke u nisur nga fakti se Protesta jonë nuk e ka fokus të vetëm rritjen e pagave, ne kemi vendosur që kërkesat tona t`i mbështesim deri në realizimin e tyre”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme