Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i ka quajtur tendencioze deklaratat për ndërlidhjen e kësaj partie me sulmin me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Abdullah Hotit, raporton Ekonomia Online.
Ai përmes një statusi në FCB këtë ndërlidhje e ka quajtur tendencë dashakeqe që për qellim ka futjen e pykës për koalicionin e shpresës.
“Ndërlidhja e VV-se ne sulmin me veze ndaj zv.kryeministrit Hoti është tendence dashakeqe qe për qellim ka futjen e pykes per koalicionin e shpresës. Koalicion te cilin qytetaret e vendosen ne zgjedhjet e 6 tetorit. Ne anen tjeter mirefilli dihen qasjet tona karshi taksës dhe reciprocitetit dhe nuk ka asgjë te paqarte ketu”, ka thënë ai.