Sulmuesi i Juventusit, Mario Manxhukiç, ka njoftuar pensionimin nga kombëtarja kroate.
Ai udhëhoqi Kroacinë deri në finalen e Botërorit, duke realizuar në finale, por që në fund u mposht nga Franca.
“Të dashur fansa, gjithmonë kam preferuar të flas në fushë dhe jo jashtë saj”, ka thënë Manxhukiç në një njoftim publik. “Andaj këto fjalë janë të vështira për mua në krahasim me rrëzimin e një kundërshtari apo sprinti pas 120 minutash. Më e vështirë sepse e di se sa lumturi të gjitha mbledhjet, ndeshjet dhe fitoren kanë sjellë. E vështirë sepse e di se dëgjimi i himnit tonë kombëtar para ndeshjes ishte gjëja më e bukur. E vështirë sepse e di se në fund nuk ka kthim pas këtyre fjalëve: Po i them lamtumirë ekipit kombëtar të Kroacisë”.