MAPL-ja financon asfaltimin e rrugës në fshatin Sllatinë

Prishtinë | 09 Shk 2017 | 10:31 | Nga

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, për realizimin e projektit “Asfaltimi i rrugës lokale në fshatin Sllatinë”.

Mbështetja e MAPL-së për komunat do të vazhdojë me nënshkrimin e marrëveshjeve edhe me komunat tjera të Kosovës për të mbështetur projekte kapitale me interes për qytetarët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme