Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe programi i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT), organizojnë Konferencën “Analizë mbi investimet kapitale në komunat e Republikës së Kosovës” me ç‘rast do të prezantohet dokumenti lidhur me Analizën mbi investimet kapitale në komunat e Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2015.
Dokumenti “Analizë mbi investimet kapitale në komunat e Republikës së Kosovës” paraqet-analizon trendët e investimeve kapitale në Komunat e Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2015 si dhe mundësitë e avancimit të tyre në bashkëpunim me aktorët e përfshirë në këtë proces.