Maqedonci emëron Gafurr Dugollin vëllain e deputetit të VV’së U.D. të Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes

Prishtinë | 02 Tet 2023 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Gafurr Dugolli është caktuar ushtrues i detyrës së sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes.

Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar zyra për media e kësaj ministrie.

Në përgjigje thuhet se pozita ka qenë e lirë, për shkak të dështimeve të konkurseve për këtë pozitë.

Nga kjo situatë si ushtrues detyrë pozitën do ta mbajë Dugolli

“Emërimi i ushtruesit të detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm është në diskrecionin e Ministrit, dhe bazuar në këtë konfirmoj se z.Gafurr Dugolli është caktuar ushtrues detyre i Sekretarit të Përgjithshëm deri në përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm sipas kriteret që përcaktohen me ligj”.

“Sa për sqarim kjo pozitë ka qenë e lirë për shkak të dështimit të konkurseve si pasojë e mosparaqitjes së kandidatëve dhe mosplotësimit të kritereve të tjera ligjore që mundësojnë përzgjedhjen”, thuhet në përgjigje.

Gafurr Dugolli është vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.

Gazeta i ka shkruar Gafurr Dugollit nëse lidhja famijare ka pasur ndikim që ai ta marrë këtë pozitë, ai e ka mohuar këtë.

“Absolutisht nuk ka të bëjë me ndikime politike. Për informimin tuaj tanimë kanë dështuar 4 procedura konkurruese për shkak të kritereve të përcaktuara me ligj. Unë kam konkuruar në dy procedurat e fundit dhe kam qenë i vetmi kandidat fitues (këtë mund ta vërtetoni në ëebfaqen e partnerit monitorues te Ambasadëss britanike. Mirëpo kriteri kryesor ka qenë që të jenë të paktën 2 fitues me pragun prej 70% te pikëve. Emërimi im është i përkohshem dhe i ligjshëm dhe në diskrecion të Ministrit të Mbrojtjes” ka thënë Dugolli.

Të ngjashme