Maqedonci: Kursi i Këmbësorisë ndikon në rritjen e kapaciteteve të FSK-së

Prishtinë | 23 Gus 2024 | 21:24 | Nga Ekonomia Online

Për herë të parë Forca e Sigurisë së Kosovës po organizon Kursin Bazik të Oficerëve të Këmbësorisë në Shkollën e Oficerëve të Akademisë së Mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha për RTK se ky kurs ka për mision që të trajnojë dhe zhvillojë oficerë të këmbësorisë për të qenë të përgatitur psiqikisht, fizikisht dhe moralisht për të udhëhequr njësi të këmbësorisë.

Kursi Bazik i Këmbësorisë ndikon në rritjen profesionale dhe kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, tha ai.

Ministri Maqedonci,  tha se detyrat kyçe që do të ekzekutohen gjatë këtij kursi janë: manovrimi taktik, sinkronizimi i aseteve te këmbësorisë se lehtë, përgatitja fizike, dhe zjarri preciz me armët e këmbësorisë së lehtë.

Maqedonci, bëri me dije se Kursi Bazik i Oficereve të Këmbësorisë (KBOK) është kurs që trajnon oficerët e rinj për aftësi taktike të avancuara të këmbësorisë dhe të udhëheqjes në fushëbetejë; vlerëson potencialin e udhëheqjes dhe kualifikon kandidatët për udhëheqje në fushën e këmbësorisë.

Ai bëri me dije se ky kurs ka baza nga Doktrina e ShBA-ve dhe e sinkronizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Të ngjashme