Maqedoni, 2 300 punonjës të shëndetit kanë ndjekur trajnime online për Coronavirus

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe në Facebook ka shpërndarë fotografi nga trajnimi online i personelit mjekësor për ballafaqim me Covid-19 .

Ai thekson se për tre javë 2,300 punonjës të shëndetit në vendin tonë kanë ndjekur trajnimet “COVID-19 Response Training ” të organizuar nga Project HOPE dhe Brown University.

Në vetëm tre javë, rreth 2,300 infermierë dhe mjekë ishin pjesë e trajnimit interaktiv përmes internetit “COVID-19 Response Training “.

Trajnimi u zhvilluan nga Project HOPE së bashku me Brown University në SHBA dhe bazohet në rekomandimet e OBSH-së për trajtimin dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes dhe mbrojtjen e personelit mjekësor.

Programi zbatohet në shumë vende të botës me qëllim të miratimit të masave unike mbrojtëse për personelin mjekësor, sigurimin e kujdesit adekuat, parandalimin e përhapjes së infeksionit.

За само три недели близу 2.300 медицински сестри и лекари беа дел од интерактивните онлајн тренинзи COVID-19 Response…

Gepostet von Венко Филипче am Mittwoch, 29. April 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme