Maqedoni, 2.500 punëtorë humbën punën e tyre gjatë muajit korrik

Prishtinë | 16 Gus 2020 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Punësimit më në fund njoftoi se rreth 2.500 punëtorë humbën punën e tyre në Maqedoni gjatë muajit korrik, informon “Sitel”.

Ky institucion, i cili është përgjegjëse që të mbaj evidencë, nuk kishte publikuar rezultatet për dy muajt e fundit dhe opinioni nuk kishte dijeni se çfarë shifra përballet tregu i punës gjatë epidemisë.

Sipas këtyre statistikave, në pesë muajt e fundit, gjithsej 12.000 qytetarë humbën punën në mars, prill, maj, qershor dhe korrik.

Pesëdhjetë përqind e këtyre 2.500 të papunëve kishin kontratat e tyre të skaduara dhe nuk ishin vazhduar, ndërsa pjesa tjetër ose u larguan nga puna ose kanë dhënë dorëheqje.

Shumica që u larguan nga puna janë të moshës nga 30 deri 49 vjeç.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme