Maqedoni e Veriut: Dy të vdekur dhe 10 raste të reja me COVID-19

Prishtinë | 26 Kor 2021 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit dy persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 dhe janë regjistruar 10 raste të reja.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 16 pacientë nga virusi korona.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë marrë gjithsej 955 mijë e 617 mostra, teksa numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është 156 mijë e 86, numri i personave të shëruar është 150 mijë e 295, 5 mijë e 491 njerëz kanë vdekur dhe vazhdojnë të mbesin edhe 300 raste aktive me koronavirus.

Të ngjashme