Maqedoni, gjashtë të vdekur e 386 raste të reja

Prishtinë | 09 Tet 2020 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.267 testime për coronavirus, ndërsa 386 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-178, Kumanovë-18, Dibër-1, Shtip-8, Prilep-20, Tetovë-13, Strugë-9, Veles-5, Manastir-13, Ohër-7, Kavadar-3, Gostivar-4, Gjevgjeli-18, Strumicë-44, Kriva Pallankë-7, Radovish-4, Koçan-10, Probishtip-1, Makedonski Brod-1, Berovë-7, Vallandovë-3, Vinicë-2, Dellçevë-1, Shën Nikollë-3, Kërçovë-4, Negotinë-2.

Kanë ndërruar jetë edhe gjashtë pacientë: dy pacientë nga Shkupi (67 dhe 67), një paciente nga Tetova (72), një nga Manastiri (44), një nga Struga (62) dhe një nga Shën Nikolla (81).

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 154 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 20.163, prej të cilëve 16.009 janë shëruar, ndërsa 781 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 3.373.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme