Arrihet marrëveshja mes Maqedonisë dhe Gjermanisë për njohjen e patentë shoferit. Pakti mes palëve përfshinë të gjitha llojet e patentave.
Ne si BDI dhe si Qeveri jemi të orientuar që qytetarëve tanë, kudo që të ndodhen ata të ju shërbejmë që të mund ata t’i shfrytëzojnë të drejtat dhe benefitet në kuadër të sistemit në Maqedoni – Agim Nuhiu, Zëvendësministër i Brendshëm
Marrëveshja do të hyjë në fuqi pas nënshkrimit reciprok.
Pas miratimit nga Qeveria e Maqedonisë duhet të përcaktohet data për nënshkrimin e kësaj marrëveshje – theksoi Agim Nuhiu, Zëvendësministër i Brendshëm.
Me këtë marrëveshje hiqet përsëritja e pjesës teorike gjatë marrjes së patentës në shtetin tjetër. Parakusht për marrjen e patentës gjermane është vendqëndrimi 180 ditor.
Marrëveshja për njohjen e patentë shoferit
“Personi i cili posedon patentë shoferi të lëshuar nga organet federale të Gjermanisë, në çdo kohë pas arritjes në territorin e Maqedonisë do të mund ta ndërroj patentë shoferin pa pasur nevojë ta përsërisë pjesën teorike apo praktike të provimit për shoferë. Procedurë thuajse e njëjtë është edhe me palën gjermane. Megjithatë nevojitet që të ketë vendqëndrim në Gjermani, së paku 180 ditë”.
Patentat e Maqedonisë aktualisht njihen në 7 shtete, ndërsa në përgatitje e sipër është edhe marrëveshja me Kosovën.