Maqedonia raporton 22 raste reja dhe një viktimë nga Coronavirusi në 24 orët e fundit

Prishtinë | 16 Maj 2020 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të kaluara janë kryer 462 teste, ku 22 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Rastet e reja janë nga këto qytete:

Shkup-9,
Kumanovë-1,
Prilep-4,
Tetovë-6,
Veles-1
Ohër-1

Një pacient nga Shkupi (79 vjeç) ka ndërruar jetë në spitalin “8 Shtator”. Ai ishte shtruar në spital 3 ditë më parë, më 13 maj dhe sot ka ndërruar jetë.

Me numrat e sotëm Shkupi dhe Kumanova barazohen për nga numri i viktimave, 20 Shkupi dhe 20 Kumanova. Ndërsa po ashtu janë shëruar edhe 16 persona të tjerë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara me Covid-19 në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 1762, numri i pacientëve që janë shëruar është 1267, numri i vdekjeve ka arritur në 98, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 397./Alsat

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme