Sot, me rastin e nëntë korrikut, Ditës ndërkombëtare për shkatërrimin e armëve të zjarrit në fabrikën “Euronikel Industry” në Kavadar, u shpërbënë armë dhe droga narkotike që janë konfiskuar me vendime gjyqësore.
Shpërbërja e drogës dhe armëve u zbatua në bashkëpunim mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, Komisionit Shtetëror për shpërbërjen e drogave narkotike dhe Agjencinë për menaxhim me pronë të patundshme.
Në procedura paraprake ligjore, armët e zjarrit dhe drogat narkotike më herët ishin marrë nga magacinet e gjykatave dhe nga MPB, sipas Planit për marrjen e masave dhe aktiviteteve për marrje, bartje dhe ruajtjen e armëve dhe drogave.
“Bëhet fjalë për më shumë se 600 armë zjarr, nga ku pjesa më e madhe janë pistoleta, 358, pushkë 142, pushkë automatike 32, pushkë ajrore 54, një hedhës raketa etj. Sa i përket drogës së shpërbërë, bëhet fjalë për më shumë se 400 kilogramë droga narkotike si marihuna, hashishi, kokaina, heroina amfetamina etj. Dëshiroj të falënderoj kryesinë e ‘Euronikel Indrystry’ që ishte e gatshme që pa pagesë na ofruan bashkërisht ta realizojmë këtë aktivitet”, tha ministri Oliver Spasovski.