Maqedoni V: Shtatë të vdekur dhe 542 raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 31 Dhj 2021 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Sikur në Kosovë, edhe në rajon vazhdon të shënohet përhapje më e madhe e valës së re të Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit shtatë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 dhe janë regjistruar 542 raste të reja.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit 298 pacientë tashmë janë shëruar nga koronavirusi.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut 225 mijë e 49 pacientë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 211 mijë e 846 njerëz janë shëruar nga koronavirusi, 7 mijë e 960 kanë vdekur si dhe vazhdojnë të mbesin edhe 5 mijë e 243 raste aktive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme