Maqedoni, vaksinohen 267 fëmijë me vaksinën MRP

Prishtinë | 03 Jan 2019 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë informon se sot deri në orën 12:00 janë vaksinuar gjithsej 267 fëmijë të moshës parashkollore. Njëherësh, siç njoftojnë nga atje, deri në këtë moment është marrë vërtetim laboratorik për dy persona, nga gjashtë të sëmurët, përderisa për dy prej tyre rezultatet janë negative, ndërkaq tek një rast i fëmijës po bëhen hulumtime plotësuese laboratorike.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë prindërve t’i vaksinojnë fëmijët me vaksinën MRP. Nga atje përkujtojnë se ende është në fuqi urdhri se fëmijët, të cilët janë të pavaksinuar, nuk do të pranohen në kopshtet e fëmijëve, me qëllim që të parandalohet përhapja e epidemisë së shpallur në Shkup.

Ministria e Shëndetësisë, n[ë bashkëpunim me Shtëpinë e shëndetit – Shkup vendosë edhe ndërrim të dytë nëpër poliklinika, ku bëhet vaksinimi, përkatësisht pikat vaksinuese në poliklinikat “Bukuresht”, “Bit Pazar” dhe “Jane Sandanski” do të punojnë deri në orën 19:00.

Nga Ministria përmendin se vaksina MRP është e cilësisë së lartë, prodhues është kompania “GlaxoSmithKline” nga Belgjika.

Ekipi nga MIA sot e vizitoi Poliklinikën “Jane Sandanski” ku nga dr. Daniella Markovska na informon se në Poliklinikë prej sot në mëngjes janë vaksinuar 70 fëmijë, por siç theksoi, ende ka radhë për pritje dhe vaksinim rrjedhës në dispanzeret për dozat themelore të pranim-imunizimit me vaksina pesëvalentëshe dhe gjashtëvalentëshe.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme