Ministrja maqedonase e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, është pritur me ceremoni ushtarake nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Më pas, ajo ka zhvilluar një takim me ministrin e FSK-së, Rrustem Berisha. Pas takimit Shekerinska tha se në se Maqedonia është e gatshme ta ndihmojë Kosovën në aspektin akademik ushtarak.
“Maqedonia është e gatshme ta ndihmoj Kosovën në aspektin akademik ushtarak. Qeveria e re e Maqedonisë ka prioritet anëtarësimin në NATO dhe fqinjësinë e mirë”.
Ndërsa ministri Berisha ka falënderuar Mqedoninë për përkushtimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë mes të dyja shteteve.
Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë dhe delegacioni që ajo udhëheq, kanë vizituar qendrën për Studime Universitare të FSK-së.
Shekerinska do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.