Maqedonia merr leje për eksport të mishit të peshkut

Prishtinë | 26 Gus 2017 | 10:04 | Nga

Në një intervistë për AIM, drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Atanasov tha se që nga 27 shtatori i këtij viti, Maqedonia do të vendoset në listën e shteteve objektet e të cilëve janë të miratuar për eksport të peshkut në Bashkimin Evropian me çka hapen perspektiva të reja për kompanitë e këtij sektori në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky miratim pritet të zyrtarizohet pas revizionit që kryen trupat inspektues të BE-së dhe pas inspektimeve të sistemit kontrollues në vend.

“Ky miratim hap perspektiva të reja për zhvillim të sektorit të peshkut, pas mundësisë që u krijua për kompanitë e Maqedonisë në sektorin e industrisë së mishit dhe pas lejes që morrën thertoret për eksport të mishit jo vetëm në vendet e BE-së por edhe për kalim tranzit nëpër BE drejt vendeve të treat”, tha Atanasov.

Për momentin, vetëm një operator do të bëjë eksport të prodhimeve të peshkut, kjo është një kompani që merret me paketimin e peshkut nga Argjentina dhe Greqia.

Sa i përket sigurisë së prodhimeve ushqimore në Maqedoni, Atanasov thotë se ushqimi është me nivel të lartë të sigurisë dhe se sistemi për kontroll të prodhimeve ushqimore është i harmonizuar me sistemin evropian. Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit janë shkatërruar rreth 115 ton ushqim, nga të cilët 112 ton janë ushqim me prejardhje të kafshëve.(Telegrafi)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme