Maqedonia nesër pret Mogherinin

Prishtinë | 12 Sht 2018 | 19:27 | Nga

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Frederika Mogherini, nesër do ta vizitojë Maqedoninë.

Ajo do të mbajë takime me kryeministrin Zoran Zaev, presidentin Gjorge Ivanov dhe liderin e opozitës, Hristian Mickovski, shkruan Zhurnal,.

Vizita e Mogherinit në Shkup po ndodh pak kohë para referendumit më 30 shtator ku do të votohet pro ose kundër marrëveshjes me Greqinë.

Vizita të tilla ka pasur edhe nga politikanë tjerë evropianë si kancelari austriak Sebastian Kurz dhe ajo gjermane, Angela Merkel.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme