Ministrja e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut Renata Deskoska,është shprehur se do të kërkohet ekstradimi i ish-kryeministri Nikolla Gruevski, nga Budapesti si i dyshuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.
Sipas ministres dosja është kompletuar dhe do të dërgohet tek autoritetet hungareze, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Dosja e plotë për 29 prillin nga Prokuroria dhe gjykata është kompletuar javën e kaluar. Këto ditë do të dërgohet në Budapest”.
Ndërkohë për më shumë se gjashtë muaj Maqedonia e Veriut e kërkon Gruevskin, i cili ka fituar azil politik në Hungari, për të vuajtur dënimin me dy vjet burg.