Maradona: Pa Messin, Argjentina rrezikon botërorin “Rusia 2018”

Prishtinë | 02 Maj 2017 | 10:42 | Nga

Legjenda e futbollit të Argjentinës, Diego Maradona, dyshon nëse kombëtarja e tij mund të kualifikohet për në finalet e Kupës së Botës 2018, me Lionel Messin e pezulluar. Dy herë kampionia e botës ndodhet në vendin e pestë (vend për “play-off”) në fushatën kualifikuese në vazhdim, pasi ka fituar vetëm 6 nga 14 ndeshje.

Messi është pezulluar me 4 ndeshje nga FIFA, për fyerjen e arbitrit. Më pas ishte humbja 2-0 ndaj Bolivisë, që çoi në largimin e trajnerit Edgardo Bauza.

Maradona, një herë fitues i Kupës së Botës 1986, në të tilla kushte, ngre pyetjen nëse Argjentina mund të kualifikohet për “Rusia 2018”.

“Ne jemi të dehur. Pa Messin, kualifikimi është në dyshim”. Argjentina ende duhet të emërojë zëvendësuesin e Bauza, ndërsa katër kualifikueset e mbetura do të luhen kundër Uruguajit, Venezuelës, Perusë dhe Ekuadorit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme