Diego Maradona ka shpjeguar gjendjen e tij shëndetsore pas ndeshjes mes Argjentinës ndaj Nigerisë.
Legjenda e Argjentinës kishte komplikime pas golit të fitores 2:1 nga Marcos Rojo.
“Dua t’ju them se jam mirë, se nuk jam në spital e as nuk jam shtruar më herët”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në rrjetet sociale.
Maradona shtoi se nuk ka dashur ta dëgjojë rekomandimin e doktorit në mënyrë që të ishte dëshmitar i kualifikimit të Argjentinës në mesin e 16 skuadrave më të mira.
“Më kontrolloi doktori dhe më rekomandoi të shkoja në shtëpi para pjesës së parë, por doja të qëndroja sepse po rrezikonim [eliminimin]. Si të largohesha? Puthje për të gjithë, faleminderit për përkrahjen!”, shtoi ai.