Marcelo do të jetë i gatshëm për El Classicon e së dielës pasi që lëndimi që mori në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Viktoria Plzen nuk është serioz.
Ky është një lajm i mirë për strategun e madrilenëve, Julen Lopetegui pasi që braziliani ka qenë lojtari me formën më të mirë në ndeshjet e luajtura deri tash, njofton Marca, përcjell Klan Kosova.
Spanjolli megjithatë nuk do të mund të llogarisë në Marianon dhe Carvajal, i cili është duke kaluar lëndimin pasi që është parë duke bërë disa vrapime të lehta në fushat stërvitore.