Juventusi pritet të mbetet pa dy mesfushorët e saj veteran, Claudio Marchisio dhe Sami Khedira.
Mesfushori italian, Marchisio nuk është duke pasur minuta të shumtë këtë edicion.
Pas rikthimit nga lëndimi i pësuar një vit më parë, Marchisio ka luajtur shumë pak për Zonjën e Vjetër.
32-vjeçari ka paralajmëruar largimin nga klubi në fund të këtij edicioni dhe e ardhmja e tij duket se do të jetë në MLS.
Los Angeles Galaxy, New York City dhe Los Angeles janë tri skuadrat që kanë shprehur interesim për Marchision.
Ndërkohë rrugës së italianit duket se është edhe mesfushori gjerman Sami Khedira.
Toronto dhe Los Angeles Galaxy po kërkojnë shërbimet e ish-mesfushorit të Real Madridit.
Gjithsesi për Khediran interesim ka shprehur edhe skuadra gjermane Schalke 04.
Sipas asaj që ka njoftuar CDS, dy veteranët e Juventusit karrierën do ta vazhdojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.