Marcon: Udhëheqësit e G7 nuk do të heqin sanksionet kundër Rusisë

Prishtinë | 11 Mar 2026 | 20:48 | Nga Ekonomia Online

Udhëheqësit e vendeve të G7 kanë rënë dakord të mbajnë në fuqi sanksionet kundër Rusisë pavarësisht problemeve me furnizimet me produkte nafte dhe mallra të tjera për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, tha presidenti francez Emmanuel Macron.

“Ne gjithashtu kemi deklaruar zyrtarisht brenda G7 se kjo situatë nuk justifikon në asnjë mënyrë heqjen e sanksioneve kundër Rusisë, se kjo situatë nuk duhet të dobësojë vëmendjen tonë në mbështetjen e Ukrainës dhe qëndrimin tonë të qartë në lidhje me sanksionet kundër Rusisë”, tha ai në një konferencë për shtyp pas një takimi online të udhëheqësve të G7.

Presidenti pranoi megjithatë se për shkak të pezullimit të lëvizjes së anijeve tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit pas sulmit të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, pati probleme me furnizimet si të produkteve të naftës ashtu edhe të plehrave, të cilat mund të godisnin bujqësinë. Shtetet e G7 po punojnë për të zbutur ndikimin negativ të konfliktit në tregjet globale, vuri në dukje ai, duke shtuar se udhëheqësit e G7 synojnë të negociojnë me disa vende për të shmangur “çdo masë kufizuese për eksportet”. Disa vende kanë marrë masa, të cilat “kanë penguar disi tregtinë globale ose kanë dërguar sinjale të gabuara”, tha Macron.

Të ngjashme