Në kërkim të fitores që nuk erdhi në dy javët e para.
Maribor dhe Liverpooli do të sfidojnë njëri-tjetrin në kuadër të Grupit E të Ligës së Kampionëve, kjo për suksesin e parë sezonal në garë më të madhe evropiane për klube.
Sllovenët e mbyllin grupin me vetëm një pikë dhe kjo si rezultat i barazimit me Spartak Moskën. Nga ana tjetër, klubi anglez vjen me dy barazime, me rusët dhe Sevillan.
Të dy skuadrat përballen për herë të parë mes vete, kurse Reds me një klub slloven janë takuar vetëm një herë (Kupa UEFA në sezonin 2003/04), kurse Mariborit ndaj ekipeve angleze ka pesë humbje, një barazim dhe dy humbje.
Gjyqtar i takimit do të jetë Viktor Kassai, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:
MARIBOR (4-2-3-1): Handanovic; Milec, Rajcevic, Billong, Viler; Kabha, Vrhovec; Hotic, Ahmedi, Bohar; Tavares.
LIVERPOOL (4-3-3): Karius; Gomez, Matip, Lovren, Moreno; Wijnaldum, Henderson, Can; Salah, Firmino, Coutinho.