Marina Vjollca është një prej personazheve më të pëlqyer të showbizzit shqiptar.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi të rrallë nga fëmijëria për të uruar motrën e saj, Lira.
Marina shihet teksa ka pozuar krah së motrës kur ka qenë e vogël ndërsa ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen Lali ime.”
Kujtojmë që Marina nuk u shkëput për asnjë moment nga ekrani edhe pse ishte në pritje të ëmbël.
Një javë më parë, ajo dhe Getoari mirëpritën fëmijën e tyre të parë. Marget erdhi në jetë në Spitalin Amerikan.