Politikania franceze, Marine Le Pen, e ka konfirmuar që planifikon të kandidojë në zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2022.
Udhëheqësja e ekstremit të djathtë “National Rally” tha se dëshiron që të bashkojë popullin francez.
Le Pen kishte kandidatura edhe në zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2017, por humbi nga Emmanuel Macron. Ajo mori vetëm 34% të votave në
balotazhin e raundit të dytë.
Partia “National Rally” është formuar në vitin 1970, shkruan Euro News.