Qeveria e Serbisë ka emëruar Lubomir Mariqin, ndihmësdrejtor në Zyrën për Kosovën.
Ai do të merret me krijimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe dhe koordinimin e vetëqeverisjes lokale në Kosovë, shkruajnë mediet serbe.
Muaj më parë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kishte shkarkuar Lubomir Mariq nga detyra e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal.