Mark Wahlberg është aktori më i paguar i vitit 2017, me 68 milionë dollarë të ardhura. Sipas revistës “Forbes”, 46-vjeçari fitoi këto të ardhura falë interpretimit në filmat “Daddy’s Home 2” dhe “Transformers: The Last Knight”.
Kryesuesi i këtij klasifikimi vitin e kaluar, Dwayne Johnson kaloi në vendin e dytë, me 65 milionë dollarë fitime në vitin 2017. Vin Diesel renditet i treti, pasi fitoi 54.5 milionë dollarë falë filmave “xXx: The Return of Xander Cage” dhe “Guardians of the Galaxy Vol. 2”.
Pesëshen e parë e plotësojnë Adam Sandler (50.5 milionë dollarë) dhe Jackie Chan (49 milionë dollarë), i cili po bën një mori filmash në Kinë.
Ja 20 aktorët më të paguar sipas “Forbes”:
1. Mark Wahlberg ($68m)
2. The Rock ($65m)
3. Vin Diesel ($54.5m)
4. Adam Sandler ($50.5m)
5. Jackie Chan ($49m)
6. Robert Downey Jr ($48m)
7. Tom Cruise ($43m)
8. Shah Rukh Khan ($38m)
9. Salman Khan ($37m)
10. Akshay Kumar ($35.5m)
11. Chris Hemsworth ($31.5m)
12. Tom Hanks ($31m)
13. Samuel L Jackson ($30.5m)
14. Ryan Gosling ($29m)
15. Ryan Reynolds ($21.5m)
16. Matt Damon ($21m)
17. Jeremy Renner ($19m)
18. Chris Evans ($18m)
19. Chris Pratt ($17m)
20. Mark Ruffalo ($13m).
Por, dashur pa dashur, listat e “Forbes”-it ka nxjerrë sërish në pah hendekun e pagesave në “Hollywood” sipas gjinisë.
Javën e kaluar, ajo i vuri emrin fitueses së “Oscar”-it dhe yllit të “La La Land”, Emma Stone, si aktoren më të paguar të botës me 26 milionë dollarë të futura në llogarinë e saj bankare në vitin 2017.
Diferenca mes fitimeve të saj dhe atyre të Wahlberg, që kryeson listën e meshkujve, është mjaft e madhe. Këtë kontrast të thellë, “Forbes” ia faturon popullaritet të skajshëm të superheroit dhe filmave aksion, që po derdhin parà pa fund në arkat e studiove të “Hollywood”-it, e që përgjithësisht kanë më pak role kryesore për femrat.
Tre prej yjeve më të mëdhenj indianë të “Bollywood”-it kanë zënë përkatësisht vendin e 8, të 9 dhe të 10 të listës së “Forbes”-it: Shah Rukh Khan me 38 milionë dollarë, Salman Khan me 37 milionë dhe Akshay Kumar me 35.5 milionë dollarë.