Nëpërmjet një postimi në “Instagram”-in e tyre zyrtar, Harry e falenderon që ajo e ka bërë pjesë të jetës së saj.
“Gëzuar ditëlindjen, bashkëshortja ime e mrekullueshme. Faleminderit që më ke bërë pjesë të kësaj aventure”, shkruan Princ Harry.
Teksa urimet kanë qenë të shumta për 38-vjeçaren, ai që ka rënë në sy ka qenë ai i kunatës së saj, Dukeshës së Kembrixhit, Kate Middleton.
Kjo e fundit ka zgjedhur “Instagram”-in për të uruar kunatën e saj Kate dhe Princ William kanë publikuar një foto ku shfaqen të dy çiftet, së bashku me Princin Charles, ditën e Krishtlindjes.
“Duke uruar një ditëlindje shumë të lumtur për Dukeshën e Sussex sot! 🎈”, shkruhet krahas fotos, asgjë më shumë. Ky mesazh tingëllon shumë i ftohtë, duke marrë parasysh se Kate nuk ishte e pranishme në festën e ditëlindjes së Meghan.
Sipas raporteve nga “The Sun”, dukesha nuk ishte e ftuar dhe prandaj erdhi edhe një urim i tillë.