I përcjellë nga forca të shumta të Policisë së Kosovës, me pranga në duar e kokëulur, Marko Gjuriq është shoqëruar në Stacionin Policor “Qendra” në Prishtinë.
Gjuriq u arrestua nga Policia e Kosovës pasi hyri ilegalisht në veri.
Ekonomia Online sjell pamjet kur Policia e Kosovës e sjellin Marko Gjuriq nën pranga në Qendrën e Stacionit Policor në Prishtinë.
17:45 – Bllokohet rruga “Luan Haradinaj”, pritet të Policia ta sjellë Marko Gjuriqin
Çdo moment pritet që në stacionin “Qendra” në Prishtinë të arrijë Marko Gjuriq, zyrtari serb i arrestuar në veri të vendit.
Policia ka ndaluar qarkullimin e veturave në afërsi të stacionit policor.
Marko Gjuriq është arrestuar para pak minutash në veri të Mitrovicës. Arrestimi i tij erdhi diku kah ora 17:30 derisa ai ishte brenda objektit të Gjykatës në Mitrovicë.
Ai sapo kishte nisur bisedat në kuadër të dialogut të brendshëm që shteti i Serbisë po e zhvillon për Kosovën.
Edhe përkundër faktit se shumë qytetarë ishin mbledhur para objektit të Gjykatës në veri, policia ia doli të futej në objekt duke përdorur shok-bomba, kur edhe e morën Gjuriqin.
Sipas asaj që raportimit të medieve janë dëgjuar edhe të shtëna, xhama të thyer dhe thirrje në gjuhën shqipe, ndërsa është hedhur edhe gaz lotsjellës në sallën ku gjendej Gjuriq dhe zyrtarë të tjerë serbë.