Marko Gjuriq në takim me dorë të lidhur me fasha

Prishtinë | 27 Mar 2018 | 12:23 | Nga

Mediat e Beogradit raportojnë se në takimin e presidentit të Serbisë me përfaqësuesit e Listës Serbe nga Kosova është edhe Marko Gjuriq, i cili dje u arrestua në Mitrovicë, pasi kishte hyrë pa leje në territorin e Kosovës.

Sipas këtij burimi, ai është shfaqur në mbledhje me fasha të lidhura në dorë, transmeton Koha.net.

Takimi raportohet se po mbahet pa praninë e medieve, ndërsa është paralajmëruar se pas takimit do të ketë konferencë me gazetarët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme