Maroku “befason” edhe Portugalinë, për herë të parë në gjysmëfinale të një Botërori

Prishtinë | 10 Dhj 2022 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Maroku është gjysmëfinalsiti i radhës i Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Kombëtarja afrikane në çerekfinale mposhti kombëtaren e Portugalisë me rezultat minimal 1-0.

Momenti kyç i kësaj ndeshje ishte ai i minutës së 42-të, kur Youssef En-Nesyri me një goditje me kokë e kaloi Marokun në epërsi.

Në pjesën e dytë, Portugalia e mori iniciativën gjatë gjithë kohës por që nuk arritën t’i konkretizonin rastet që kishin.

Maroku me një mbrojtje të ngurtë nuk lejoi portugezët të shënonin dhe në fund arritën kalimin historik në mesin e katër ekipeve më të mira në Botë.

Kjo është hera e parë që Maroku arritë deri në këtë nivel të Kampionatit Botëror.

Deri më tani ata konsiderohen si befasia e këtij Kampionati.

Në gjysmëfinale, Maroku ndeshet me fituesin e ndeshjes Francë – Angli.

Të ngjashme