E ardhmja e Christian Eriksenit mbetet çështje e hapur në shtëpinë e Interit.
Beppe Marotta, i pyetur me situatën e danezit, deklaroi se janë me trajnerin, Antonio Conte, çfarëdo që ai vendos.
“Ne kurrë nuk duhet të ndalojmë një lojtar që kërkon të transferohet. Eriksen po sillet si profesionist, ne duhet të bëjmë vlerësimet e duhura. Tani ai është në dispozicion të Conte dhe ajo që po bën trajneri është në interes të klubit dhe lojtarit. Për momentin, nuk na ka ardhur asnjë kërkesë e veçantë nga lojtari, por, në momentin e duhur, ne do të duhet të shfrytëzojmë kombinimet e duhura”, u shpreh ai.
Lojtari lufton për të gjetur hapësirë në formacionin e Contes dhe vazhdon të dërgojë mesazhe të forta dhe të qarta në klub para dritës së radhës së merkatos.
“Dje Conte u përgjigj në mënyrë shteruese. Trajneri duhet ta aktivizojë kur dhe nëse e konsideron të përshtatshme”.
Fjalë që duken se e nxitin më shumë drejt lamtumirës futbollistin danez.