Giuseppe Marotta ka sqaruar gjendjen e sulmuesit Gonzalo Higuain.
Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ka sqaruar gjendjen e sulmuesit Gonzalo Higuain.
Ylli argjentinas spekulohet me largim nga Juventus, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Por, Marotta ka insistuar se Higuain nuk ka kërkuar largimin nga Torino.
“Higuain? Futbollistët e Juventusit nuk janë në shitje deri në momentin kur e kërkojnë një gjë të tillë”, deklaroi Marotta për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.
“Në rastin e Higuain, edhe pse është i angazhuar në Botëror, nuk ka ardhur kurrë një kërkesë e tillë”, u shpreh ai.