Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Hungarisë do të forcohen edhe përmes formalizimit të Grupit të Përbashkët Parlamentar të Miqësisë

Prishtinë | 29 Tet 2020 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Gjatë vizitës zyrtare në Hungari, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, është takuar edhe me Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Hungarez, Zsolt Németh.

Në këtë takim u shkëmbyen pikëpamjet rreth bashkëpunimit bilateral Kosovë – Hungari, duke vënë theksin edhe në zhvillimet politike në rajon, specifikisht temën e dialogut me Serbinë.

“Shpreha vendosmërinë e Kosovës për të arritur marrëveshje përfundimtare të njohjes reciproke në kufijtë ekzistues me Serbinë, vetëm duke respektuar tri parimet e panegociueshme: integritetin territorial, rendin kushtetues, dhe karakterin unitar të Republikës së Kosovës”, tha Ministrja.

Poashtu, edhe në këtë takim, të dyja palët janë pajtuar të vazhdohet me punën e përbashkët ndër-shtetërore për thellimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Hungarisë, veçanërisht përmes formalizimit të Grupit të Përbashkët Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Hungari.  

Të ngjashme