Gazrat që lëshohen, të cilat po shkaktojnë ngrohje globale dhe ndotje të atmosferës, nuk po regjistrohen në inventarët zyrtarë, njofton BBC pas një hulumtimi të kryer.
Vëzhguesit e ajrit në Zvicër kanë zbuluar sasi të mëdha të gazit që vjen nga Itali. Megjithatë, në prezantimet italiane në OKB, regjistrohet vetëm një sasi e vogël e substancës që emetohet.Nivelet e disa shkarkimeve në Indi dhe Kinë, janë aq të pasigurta sa ekspertët thonë se shënimet e tyre janë 100 të ndryshme nga ato që raportohen.
Këto defekte përbëjnë një kërcënim të madh për Marrëveshjen e klimës së Parisit, duke i shtuar edhe synimin e presidentit amerikan Donald Trump për t’u tërhequr, thuhet në hulumtimin e BBC-së