Me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, në mungesë kuorumi, nuk ka kaluar Projektligjit nr. 06/L-090 për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Nuk ka kaluar as Projektligjit nr. 06/L-094 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”.
Votimit i ka paraprirë, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me paralajmërimin se do të tentojnë dy herë dhe nëse në asnjërën herë nuk arrihen votat e nevojshme dy projektligjet shtyhen për seancën e ardhshme.
“Projektligjet do i vë në votim vetëm dy herë dhe nëse ato nuk votohen do t’i dërgojmë në seancën e ardhshme”, theksoi Veseli.
Kryetarja e komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra , tha se ky projektligj duhet të marrë votat e nevojshme që të kalojë
“Ne komision është përkrahur nga të gjithë deputetet e të gjitha partive. Kjo është në të mirë të qytetarëve prandaj duhet të kaloj”, tha ajo.
Ministri i Shëndetësisë, në emër të qeverisë, Uran Ismajli, tha se kjo marrëveshje ndikon pozitivisht në jetën e qytetarëve dhe duhet të votohet
“Kjo është marrëveshje që nevojiten 80 vota dhe ju kisha inkurajuar që të votoni. E patëm dhe projektligjin më herët që është ndihmë financiare dhe ndikon në jetën e qytetarëve. Deputetet të cilët nuk po votojnë janë duke i ndalë disa reforma të rëndësishme. Këtu kemi të bëjmë me qytete të ndryshme dhe kanë të bëjnë me binjakëzime”, tha Ismajli, raporton Ekonomia Online.