Marrëveshja Kosovë-Serbi, Brnabiq: Ditë të vështira janë përpara

Prishtinë | 22 Jan 2023 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, ka thënë se Serbinë e presin ditë të vështira, pas vizitave të fundit të ndërkombëtarëve në Kosovë dhe Serbi për të arritur një marrëveshje mes këtyre dy vendeve.

Ajo ka shtuar se asgjë nuk i fshihet njerëzve, si dhe se qytetarët e saj në fund do të vendosin për gjithçka.

“Vuçiq tha disa herë dhe ne e dinim që kështu do të ishte dhe nuk kemi fshehur asgjë nga qytetarët tanë dhe njerëzit tanë. Më e rëndësishmja është të themi se nuk do të fshehim asgjë. Politika e Presidentit Vuçiq është të flasim plotësisht hapur dhe transparente. me njerëzit tanë dhe të themi se çfarë është situata dhe çfarë është në tryezë”, tha Brnabiq.

“Asgjë nuk është e fshehur dhe asgjë nuk do të vendoset pa qytetarët tanë”.

“Ata i thanë popullit se gjoja po luftonin për integritetin dhe sovranitetin tonë, se për ta Kosova ishte pjesë e pandashme e Serbisë dhe bënë gjithçka me ambasadorët perëndimorë për të siguruar legjitimitet të plotë për shpalljen e njëanshme të pavarësisë dhe nuk bënë asgjë për të ndryshuar atë”, tha ajo, përcjell Paparaci.

Të ngjashme