Marrëveshja me Greqinë për zgjidhjen e kontestit të emrit do të nënshkruhet ditën e diel në anën greke të Prespës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për momentin dihet se ngjarja do të ndahet në dy pjesë, nga të cilat njëra do të jetë nënshkrimi i marrëveshjes, ndërsa pjesa tjetër do të zhvillohet në anën e Maqedonisë dhe jozyrtarisht do të jetë drekë mes funksionarëve pjesëmarrës në ceremoni.
Lokacionet e sakta për dy ngjarjet e lartëpërmendura do të jenë të njohura nesër pas orës 18, si dhe koha e nënshkrimit të marrëveshjes mes dy shteteve.
Prej nesër do të ndalohet qasja e automjeteve civile drejt Prespës, ku përveç përfaqësuesve zyrtarë do të marrin pjesë edhe gazetarët. Në Greqi janë paralajmëruar protesta edhe në vendin ku pritet të nënshkruhet marrëveshja në Prespë./