Marrëveshja për gaz, i bën bashkë Iranin, Francën e Kinën

Prishtinë | 02 Kor 2017 | 15:41 | Nga

Zyrtarë të Iranit kanë bërë të ditur se gjiganti francez i energjisë, Total do të nënshkruajë një kontratë me vlerë afër 5 miliardë dollarë për të zhvilluar një fushë të gazit në det të hapur në Gjirin Persik.

Kjo është marrëveshja më e madhe e huaj pasi që sanksionet ekonomike kundër vendit u hoqën më 2016, raportojnë mediat e huaja. Zyrtarët e ministrisë së naftës thanë se marrëveshja për të zhvilluar fushën e gazit të Pars Jugut do të nënshkruhet të hënën në Teheran, me Totalin duke marrë një aksion 50.1%.

CNPC e Kinës do të mbajë një përqindje prej 30% dhe Petropars të Iranit me 19.9%.

Total, po planifikonte të nënshkruante kontratën disa muaj më parë, por vendosi të priste dhe të shihte nëse administrata Trump në SHBA do të rivendoste sanksionet mbi Teheranin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme