Marrëveshja e paqes së Armenisë, e cila synonte t’u jepej fund luftimeve me Azerbajxhanin, zemëroi armenët ku përmes një proteste, sulmuan ndërtesat qeveritare të kryeqytetit të tyre.
Qindra njerëz dolën në rrugë pak kohë pasi kryeministri armen, Nikol Pashinyan, njoftoi për atë që e quajti marrëveshje të dhimbshme.
Në rezidencën zyrtare të kryeministrit Pashinyan u thyen xhamat e dritareve, ndërsa protestuesit ia hoqën shkronjat e emrit nga dera kryeministrit dhe u dëgjuan duke brohoritur ”Nikoli na ka tradhtuar”.
Protestuesit arritën të futen edhe në ndërtesën e Kuvendit, përcjellë Klan Kosova. Kryetari i Kuvendit, Ararat Mirzoyan, u gjend në turmë dhe u rrah nga një grup i dhunshëm protestuesish deri i humbi vetëdija.
Siç shkruan AFP, kjo dhunë erdhi pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes me Azerbajxhanin, e ndërmjetësuar nga Rusia. Përmes kësaj marrëveshje, Azerbajxhani i siguron shumë nga koncesionet që i ka kërkuar për dekada të tëra.