Tetë ushtarë vriten në konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

Prishtinë | 17 Nën 2021 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Shtatë pjesëtarë të forcave të Azerbajxhanit u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën në përleshjet me trupat armene në kufirin e përbashkët të të dyja vendeve, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit.

Zyrtarët armenë raportuan për një viktimë dhe thanë se 13 trupa u kapën gjatë veprimeve ushtarake të së martës derisa 24 të tjerë janë zhdukur.

Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për fillimin e përleshjeve, shkruan Al Jazeera.

Ministria armene e Mbrojtjes tha se ushtria e Azerbajxhanit hapi zjarr mbi pozicionet armene.

Qeveria e Azerbajxhanit akuzoi Armeninë për një “provokim të shkallës së lartë”.

Këto përleshje shënuan luftimet më të ashpra midis dy vendeve ish-sovjetike që nga lufta gjashtëjavore e zhvilluar vitin e kaluar në rajonin e Nagorno-Karabakut, një konflikt nga i cili mbetën të vrarë më shumë se 6500 njerëz.

Viktimat e së martës kanë ngjallur frikën e një tjetër shpërthimi të madh në mosmarrëveshjen e tyre territoriale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme