Lufta, Armeni-Azerbajxhanin, 51 ushtarë tjerë të vrarë

Prishtinë | 03 Tet 2020 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Nagorno-Karabakh ka thënë të shtunën se 51 ushtarë të tjerë janë vrarë në luftën me Azerbajxhanin, që shënon rritje në numrin e të vdekurve në një javë të luftimeve mes këtij të fundit dhe Armenisë.

Presidenti armen, Arayik Harutyunyan, kishte thënë se po udhëtonte për t’iu bashkuar forcave të veta në frontin e luftës, raporton Reuters.

Luftimet që filluan të dielën ka lënë edhe qindra të lënduar të tjerë, transmeton KOHA.

Rishpërthimi i një prej “konflikteve të ngrira” nga kolapsi i Bashkimit Sovjetik ka ngritur shqetësimet për stabilitetin në Kaukazin Jugor, një korridor për transportimin e naftës dhe gazit natyror në tregjet botërore dhe ka ngritur frikën se mund të përfshihen në këtë fuqitë rajonale Rusia dhe Turqia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme