Koalicioni i kryeministrit Pachinian shpallet fitues i zgjedhjeve në Armeni

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Koalicioni zgjedhor i kryeministrit armen, Nikol Pachinian regjistroi një fitore të bujshme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës, sipas rezultateve paraprake zyrtare të zgjedhjeve, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.

Sipas rezultateve bazuar në 88% të njësive administrative të numëruara dhe të shpallura sot nga Komisioni Qendror Zgjedhor, koalicioni i drejtuar nga partia Kontrata Civile e Pachinian fitoi 70,49% të votave, duke u pozicionuar shumë përpara partisë Armenia e Begatë, e cila u rendit në vend të dytë me 8,37%. Pachinain, një reformator erdhi në pushtet majin e kaluar në sajë të një revolte popullore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme